Në ditëlindjen e saj, këngëtarja shqiptare zbulon shtatzaninë dhe gjininë e bebit

Këngëtarja e njohur Marjona Matohu ka zbuluar lajmin se është në një pritje të ëmbël për herë të parë, para pak kohësh.

Ndërkohë, ajo ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit e saj në rrjete sociale, foto e video të ndryshme gjatë procesit të saj të shtatzënisë.

Mirëpo ditën e sotme, Marjona ka ndarë një tjetër lajm të rëndësishëm e të bukur për të. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj të “Instagram” një video teksa shfaqet me bashkëshortin e saj në një festë përrallorë për të zbuluar gjininë e bebit.

Teksa dekori rozë dhe blu e ka zbukuaruar më shumë vendin, këngëtarja ka zbuluar se do të sjellë në jetë një djal.

Duket se ky lajm e ka gëzuar shumë dyshen që ka shkëmbyer puthje dhe përqafime pafund e duken mjaft të emocionuar.

Në mbishkrimin e videos së publikuar në rrjete sociale, Marjona Matohu ka shkruar në anglisht “The meaning of life” (Kuptimi i jetës).

 

 

Rikujtojmë se këngëtarja është një personazh shumë i dashur për publikut, për talentin dhe muzikën e saj. Në moshën 13 vjeçare ajo ka marrë pjesë në Gjeniun e Vogël 3, ndërkohë që ka marr pjesë në Këngën Magjike dy herë ku ka debutuar me dy hite të suksesshme.

Share With:
Translate »
285 Views