Aksident tragjik në Berat, vdes fëmija 4-vjeç
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Berat. Mësohet se rreth orës 14:00 një automjet ka përplasur për vdekje një fëmijë 4-vjeçar në fshatin Samatic. Mësohet se shtetasi Ramadan Gjozi ka përplasur 4-vjeçarin Gurim Oshafi i cili ka ndërruar jetë menjëherë. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.