Pse George, Charlotte dhe Louis nuk përdorin mbiemrin mbretëror në shkollë? Ja çfarë fshihet pas tij

Edhe pse janë ndër fëmijët më të njohur të familjes mbretërore britanike, George, Charlotte dhe Louis në jetën shkollore nuk identifikohen gjithmonë me emrat dhe titujt e tyre mbretërorë.

Tre fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton përdorin një mbiemër që lidhet drejtpërdrejt me titullin që mban babai i tyre.

Kur William dhe Kate mbanin titujt Duka dhe Dukesha e Cambridge, fëmijët njiheshin në shkollë si Cambridge. Situata ndryshoi pas vitit 2022, kur William mori titullin Princ i Uellsit. Që prej atëherë, George, Charlotte dhe Louis kanë përdorur mbiemrin Wales në ambientet shkollore dhe gjatë aktiviteteve sportive.

Pavarësisht prejardhjes së tyre mbretërore, në shkollë ata trajtohen në mënyrë sa më të zakonshme. Nuk prezantohen si “Princ” apo “Princeshë” dhe nuk përdorin në këtë kontekst format e adresimit “Lartësia e Tij/Saj Mbretërore”. Në vend të tyre, përdorin thjesht mbiemrin Wales, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre.

Edhe George, i cili tashmë vijon studimet në prestigjiozin Eton College, pritet të ndjekë të njëjtën qasje. Në shkollën e tij të mëparshme, madje, ai njihej nga miqtë me pseudonimin “PG”, një shkurtim i emrit Prince George.

Kjo traditë nuk është e veçantë vetëm për fëmijët e William dhe Kate. Kur ishin në shkollë, edhe William dhe vëllai i tij Harry përdornin Wales si mbiemër, duke iu referuar titullit të babait të tyre, Charles-it, i cili në atë kohë ishte Princ i Uellsit.

Ndërkohë, mbiemri zyrtar i përdorur nga pasardhësit e familjes mbretërore është Mountbatten-Windsor. Edhe Archie dhe Lilibet, fëmijët e Princit Harry dhe Meghan Markle, mbajnë këtë mbiemër, ndërsa në kontekste të caktuara mund të përdorin Sussex, në lidhje me titullin e prindërve të tyre.

Pra, ndonëse emrat e tyre lidhen me një nga familjet më të famshme në botë, në shkollë fëmijët e William dhe Kate përpiqen të kenë një identitet shumë më të thjeshtë, larg protokollit mbretëror.

Share With:
Translate »
8 Views