Si dukej Elvana Gjata kur ishte fëmijë?

Sot është 35 vjeçe, me një karrierë të suksesshme, ende këngëtarja që nuk ka mundur ta dublojë tregu. Elvana Gjata mbetet e para! Sot në ditëlindjen e saj, motra e saj Migena i ka postuar një foto nga fëmijëria, duke na dhënë një mesazh.

Si dukej Elvana Gjata kur ishte fëmijë?

Migena kujton ndjesitë e fëmijërisë, ato që i jep kjo foto sa herë e sheh dhe ato që ndjen sot.

“Ti mbase nuk e beson nëse do të them që i kujtoj mendimet dhe ndjenjat që pata gjatë momentit të kësaj fotoje. Unë isha e lumtur që mund t’i tregoja botës time ( supozoj një gjëje shumë të vogël në atë kohë) që tani kam një motër që mund ta përqafoj, të luaj dhe ta dua. Jam ende shumë e lumtur dhe mirënjohëse që sot pas 35 vitesh ne përqafohemi, luajmë dhe qajmë, e vazhdimisht rritemi në dashuri. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Migena.

Si dukej Elvana Gjata kur ishte fëmijë?

E madhja është Migena, kurse e vogla është Elvana.

Share With:
Translate »
228 Views