Studimi: Të porsalindurit nga nëna të vaksinuara kanë shumë antitrupa

Foshnjat e lindura nga nëna të imunizuara ndaj  Covid-19  gjatë shtatëzanisë kanë nivele më të larta të antitrupave sesa  të porsalindurit që kanë lindur nga nëna që janë shëruar së fundmi nga virusi.

Në këtë përfundim ka dalë një studim nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts. Studimi krahasoi transmetimin e antitrupave nga nëna të vaksinuara me dy doza të vaksinës  tek fëmijët dhe tek ato të infektuara në javën 20-32 të shtatzënisë, kur transferimi i antitrupave përmes  placentës  është në kulm. Në momentin e lindjes, nënat e vaksinuara kishin nivele të antitrupave tre herë më të larta se nënat që ishin shëruar së fundmi nga Covid-19 .

Nivelet e antitrupave në kordonin e kërthizës ishin po ashtu  më të larta pas vaksinimit. Ndryshimet u gjetën edhe tek fëmijët dhe vazhduan me kalimin e kohës.

Megjithëse ende nuk dihet se sa i lartë duhet të jetë niveli i antitrupave për të mbrojtur plotësisht një fëmijë nga Covid, ” thotë Andrea Edloë, bashkëautore  e studimit.

Ndërkohë autorë të tjerë studimit thonë se gratë shtatzëna kanë një rrezik të lartë të komplikimeve serioze nga Covid-19.

Share With:
Translate »
178 Views