“T’i afrohet imazhit të mamit tim” Ja si duhet të jetë partnerja ideale për Kristin e “Love Story”
Kristi Aliaj është njëri nga dy fronistët e emisionit televiziv të dashurisë “Love Story”.
I ftuar në “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, Kristi thotë se me kalimin e viteve shijet e tij për gratë kanë ndryshuar. Ai thotë se dëshiron që t’i ngjasojnë imazhit të mamit të tij në karakter dhe fizik.
Kristi Aliaj: Po ndryshojnë shijet për femrat, i dua pak më afër imazhit të mamit tim edhe si fizik edhe si personalitet. Dua një fizikalitet shumë të spiktaur, karakter dinamik por edhe stabile.
Ndër të tjera Kristi shprehet se romanca që ai kërkon është një romancë racionale. Ai thotë se marrëdhënie e tij më afatgjatë ka qenë 4 vjet dhe se është lënduar shumë nga dashuria, por kjo nuk e ka bërë që të humbasë besimin te gratë.
Me qenë se ka jetuar në Bruksel ai bën krahasimin midis shqiptarëve dhe evropianëve në dashuri, duke vënë në dukje se shqiptarët sakrifikojnë shumë për dashurinë.
Kristi Aliaj: Kam pasur një marrëdhënie 4 vjet. Jam lënduar një herë shumë nga dashuria. Akoma kam shumë besim te gratë që takoj. Nuk paramendoj gjëra të këqija te vajzat që takoj. Për të mirë apo për te keq shqiptarët investojnë më shumë në një marrëdhënie, bëjnë më shumë sakrificë për ty. Investojnë më shumë emocion, më shumë vëmendje, fizikalitet dhe çdo gjë. Bëhem shqiptar kur duhet dhe kthehem në evropian kur duhet. I balancoj të dyja.