I dashuri i saj vrau djalin 2 vjeç, arrestohet nëna 29-vjeçare

Një 29-vjeçare amerikane ka rënë në prangat e policisë, pasi i dashuri i saj i vrau djalin.

Nëna Rebecca Hogue, u dënua sipas ligjeve të Oklahomas për “dështimin për të mbrojtur” djalin e saj 2-vjeçar, nga partneri i saj.

Një jurist rekomandoi që ajo të dënohej me burgim të përjetshëm, por një gjykatës e ka pezulluar dënimin me 16 muaj.

Duke folur në dënimin e saj, Hogue tha se do të bënte gjithçka për t’u kthyer dhe për të parandaluar vdekjen e djalit të saj.

“Isha shumë krenare që kisha një fëmijë kaq të bukur, të fortë, të zgjuar dhe të shëndetshëm. E vetmja gjë në dy vjet që më ka sjellë paqe është se njeriu që e bëri këtë ka vdekur. E di që fëmija im është në parajsë dhe se [ish i dashuri Trent] nuk është askund afër tij.”

2-vjeçari u gjet i vdekur në dhjetor. Nëna ishte kthyer nga një turn 12-orësh në një bar në orët e hershme të mëngjesit dhe kur u zgjua pa që fëmija e saj nuk po merrte frymë. I dashuri i saj, Christopher Trent, ishte zhdukur. Katër ditë pas vdekjes së 2-vjeçarit, autori u vetëvra në një pyll.Her boyfriend killed her son but she went to jail - BBC News

Share With:
Translate »
147 Views