“I lazdrum dhe i lëvizshëm” Ja si ka qenë Meriton Mjekiqi në fëmijëri

Meriton Mjekiqi ishte i ftuari speciali i emisionit “Why?Not” në RTV Ora mbrëmjen e sotme.
Në një intervistë me Roza Latin, moderatori i njohur nga Kosova pohon se në fëmijëri ka qenë djalë i përkëdhelur, i lazdrum siç thotë ai.

Mjekqi shprehet se është rritur me shumë dashuri dhe edukatë nga familja dhe se ka qenë pak trazovaç në vegjëli.

Meriton MjekiqiFëmijërinë e kam pasur me shumë dashuri, me shumë edukatë, me shumë kulturë në familje dhe me shumë përkujdesje. Kam qenë më shumë hiperaktiv nga sa duhet. Kam qenë djalë i lëvizshëm edhe në shkollë, edhe në futboll, edhe në boks, karate. Kam qenë djalë i lazdrum (i përkëdhelur).

Share With:
Translate »
255 Views