Rihanna reagon për herë të parë për shtatzaninë, flet për projektin e ri muzikor
Rihanna, e cila prej se kur ka bërë me dije lajmin e shtatëzanisë, nuk ndalon se na surprizuari, ka marrë pjesë në eventin e saj të parë publik.
Barku i rrumbullakosur ishte sërish në qendër të vëmendjes. Këngëtarja kishte veshur një bluzë të ndërthurur me rripa dhe të ekspozuar në gjithë gjatësinë. Bluzen ngjyrë jeshile e kishte kombinuar me një palë pantallona gri të tejdukshme, të të njëjtit model.
“Moda është një nga gjërat e mia të preferuara, kështu që, e dini, po sfidojmë çdo të thotë të jesh shtatzënë dhe nënë,” – tha Rihanna.
Ajo u shpreh se udhëtimi deri tani ka qenë emocionues dhe po mundohet ta shijojë në maksimum.
Sa i takon projekteve muzikore, Rihanna tha se do të vazhdojë të publikojë këngë të reja. Ajo konfirmoi se fakti që pret një fëmijë nuk do të thotë që do të publikojë ninulla, pra këngëtarja premton përsëri videoklipe fantastike dhe këngë që do të na mbeten gjatë në memorie.
