Covid-19 rriti abortet, mjekët: Shkak infeksioni në shtratin e bebit, rastet më të shumta te grupmosha 20-27 vjeç

Për shkak të problemeve shëndetësore nga Covid-19 shumë gra në Shqipëri u detyruan të ndërpresin shtatzaninë. Edhe pse nuk ka ende statistika mjekët thonë se ky numër është i lartë dhe shkak është infeksioni që krijohet në shtratin e bebit.

Infeksioni Covid-19 ka shkatuar rritjen e numrit të aborteve spontane në Shqipëri.

Institucionet shëndetësore nuk kanë ende statistika por mjekët thonë se gjatë pandemisë ka qenë i lartë numri i grave që për arsye mjekësore janë detyruar të ndërpresin shtatzaninë.

Mjeku obstetër gjinekolog, Kastriot Dallaku, shpjegon arsyet.

“Aborti spontan është kur pacientja e ka barrën e dëshiruar por ndodh ndërprerja e shtatzanisë për shkaqe të ndryshme mjekësore. Është parë që gratë shtatzëna që kanë qenë pozitive me Covid 19 kanë pasur më shumë raste abortesh krahasuar me grupin tjetër. Kjo për arsye të infeksionit të shtratit të bebit që bën vonesën e rritjes së bebit brenda mitrës dhe si rezultat dhe ndërprerjen e shtatzanisë.”

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave çdo vit në Shqipëri regjistrohen rreth 5 mijë aborte.

Mjeku Dallaku thotë se ndërprerja e vullnetshme e shtatzanisë është më i lartë në grupmoshën 20-27 vjeç.

“Mund të jetë abort medikal, i cili është duke përdorur tableta dhe ndodh aborti ose metoda kirurgjikale e ndërprejes së shtatzanisë.”

Në vendin tonë aborti është i lejuar deri në javën e 12 të shtatzanisë ndërsa për arsye shëndetësore, pra kur mund të rrezikohet jeta e nënës mund të kryhet edhe në javën e 22-të.

 

Share With:
Translate »
263 Views