Po sikur femrat të mos lindin më kurrë? Projekti i shkencëtarëve që mund të realizohet brenda 2 brezave

Ideja e ektogjenezës njerëzore, rritja e një foshnje në një mjedis artificial jashtë trupit të njeriut, është marrë gjithmonë parasysh nga fantashkenca, megjithatë mund të mos duhet shumë kohë që kjo të bëhet realisht.

Shkenca ka bërë hapa të mëdhenj përpara në këtë fushë vitet e fundit, veçanërisht në aftësinë tonë për t’u kujdesur për foshnjat që lindin shumë parakohe.

Po sikur femrat të mos lindin më kurrë? Projekti i

Sa afër është koha që ne të jemi në gjendje të krijojmë jetën njerëzore jashtë trupit të njeriut? Po sikur femrat të mos lindin më?

Projekti në të cilin shkencëtarët po punojnë quhet ‘mitra artificiale’. Qëllimi i projektit është të ndihmohen foshnjat që lindin shumë para kohe, që në inkubatorë normalë nuk kanë mundësi të mbijetojnë sepse organet, veçanërisht mushkëritë janë të pazhvilluara.

Shkencëtarët thonë që kjo do të mund të bëhet brenda një ose maksimumi dy brezave, dhe kur të vijë koha të gjithë do ta shikojnë me një sy ndryshe, do ta kuptojnë rëndësinë e procesit për ne dhe jetët tona.

Shkencëtarët momentalisht po punojnë për të ‘imituar’ mitrën e njeriut. Ndërkohë deri më tani janë bërë eksperimente që kanë rezultuar të suksesshme me qingjat.

Po sikur femrat të mos lindin më kurrë? Projekti i

Duke lidhur tubat e hollë ose kateterët me kordonin e kërthizës bëhet e mundur të ridrejtohet gjaku, gjë që mundëson oksigjenin të mbërrijë tek fetusi, pa nevojën e mushkërive.

Po sikur femrat të mos lindin më kurrë? Projekti i

I gjithë projekti bëhet me anë të stimulimeve që krijohen përmes paisjeve teknologjike të vogla e komplekse. Për rreth 10 vjet shkencëtarët thonë që provat do të mund të bëhen edhe te njerëzit.

Share With:
Translate »
242 Views