E rëndë në Kosovë, mes viktimave nga Covid edhe një 9 vjeçar

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid, ndërsa 8 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, mes tyre një 9 vjeçar. Janë shëruar 1.129 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 216.794 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH-së

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.

Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.

Në total numri i rasteve aktive është 5.073

Share With:
Translate »
189 Views