Vrau për gjakun e babait, adoleshenti tregon si e siguroi armën e krimit

Adoleshenti Florian Përvathi, i cili ekzekutoi për gjakmarrje fqinjin e tij Lek Lekgjonaj në Manati të Lezhës, e siguroi armën e krimit në Shkodër.

Gati 1 muaj pas ngjarjes së rëndë, 17-vjeçari i cili vijon të jetë në gjendje të rënduar psikologjike, ka treguar para hetuesve se ishte pajisur me pistoletë gjatë kohës që studionte në shkollën e pikturës, ku qëndroi për rreth 1 vit.

Megjithatë nuk ka treguar detaje se kush ia ka dhënë pistoletën, ndërsa asnjë prej familjarëve apo të afërmve të tij nuk kishte qenë në dijeni se ai ishte i armatosur prej asaj kohe.

Që prej momentit kur iu caktua masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Lezhës, Florian Përvathi është dërguar në institucionin e vuajtjes së dënimit për të mitur në Kavajë, ku i nënshtrohet dhe trajtimit të veçantë nga ana e psikologëve.

Pavarësisht se mundohet të ruajë qetësinë, i riu vijon të jetë i rënduar psikologjikisht që prej krimit të kryer nga ana e tij, ndërsa që prej momenteve të para të ngjarjes, ka bashkëpunuar me organet e Policisë dhe të drejtësisë.

Share With:
Translate »
218 Views