Kush u la i pari, Triksa apo Donaldi? Reagon për herë të parë e ëma e këngëtares dhe i vë vulën

Ndarja e Donaldit me Beatrixën ditën e sotme ka qenë kryefjala në mediat. Dyshimet e para mbi marrëdhënien e tyre lindën pas përfundimit të “Big Brother Vip”, ku ndryshe nga çiftet e tjera që u krijuan brenda në shtëpi, asnjë foto nuk erdhi nga Donaldi me Triksën.

Këto dyshime u forcuan më shumë mbrëmjen e djeshme në festën e mbajtur me të gjithë banorët, ku Donaldi dhe Beatrix në asnjë moment nuk u panë bashkë.

Nërkohë, Beatrix sot e konfirmoi ndarjen e saj përmes një InstaStory.

“Jo histori dashurie fallco. Ja ku jemi, e rregullova”, ka shkruar ajo dhe menjëherë ka hequr Donaldin nga Instagarmi duke bëtë të qartë se çdo gjë ka marr fund.

Mirëpo, kush i dha fund? Këtë përgjigje na i ka dhënë e ëma e këngëtares, Antigona.

Ne inboxin e Kryefjala.com ka ardhur nje bisede e nje fansi me Antigonen, ku ai e pyet se kush e mbylli këtë marrëdhënie.

”E la kjo Donaldin”- është përgjigjur shkurt dhe qartë Antigona.

Share With:
Translate »
305 Views