Gjatë apo pas shtatzanisë së tretë? Arbana Osmani zbulon që tani kur do fillojë “Big Brother Vip 2”

Mbrëmjen e djeshme stafi i Big Brother Vip dhe Top Channel kanë festuar për suksesin e spektaklit që mbajti mbërthyer gjithë audiencën përpara ekranit.

Arbana Osmani ka konfirmuar se Big Brother Vip 2 do të vijë në fund të muajit dhjetor të 2022. Ajo theksoi përpara kamerave se nuk e ka ndjerë lodhjen për shkak të një stafi tepër të përkushtuar dhe dedikuar në punë.

Kujtojmë se finalja e madhe e Big Brother Vip u mbajt të premten, në një spektakël ku çmimin e madh e fitoi Ilir Shaqiri, në një përballje të fundit me Donald Veshaj.

 

Share With:
Translate »
218 Views