“Kam dëgjuar shumë teori konspirative mbi vdekjen e motrës dhe mbesës sime”, vëllai i Anita Bitrit “Ja si ishte e vërteta”

Vdekja e këngëtares Anita Bitri në mëngjesin e 19 tetorit 2004 në apartamentin e saj në Nju Jork, së bashku me të ëmën dhe vajzën 7 vjeçare, tronditën publikun asokohe. Ditën e sotme vëllai i Anitës, Arbeni tregoi se pas humbjes së saj kanë dalë shumë teori konspirative por e vërteta është që vdekja e këngëtares ishte një tragjedi.

I ftuar në ABC News, vëllai i këngëtares së njohur të muzikës së lehtë në vitet ‘90 ka treguar:  “Unë isha heroi i saj, kam pas një lidhje speciale. Edhe pse ishim larg në një aspekt të jetës, ajo në Amerikë, unë në Itali, ne mbanim kontakt. Anita kishte lindur bashkë me talentin në muzikë dhe letërsi. Ajo nuk ishte vetëm shkrimtare, por edhe violiniste. E dashuronte këngën, nuk ishte vetëm këngëtare, por edhe muzikante e kompletuar se kishte mbaruar violinën. Ishte shumë e ëmbël dhe me një mirësi të pafund, me një të qeshur shpirtërore. Kështu e mbaj mend unë motrën time. Ishte shpërthyese, i pëlqente modernia. Ashtu siç ka thënë edhe Zani Ciko, Anita theu ato prangat. Ajo nuk kërkonte thjesht të shkonte në festival, ajo nuk donte çmim, ishte e kënaqur me duartrokitjet e publikut. Ishte e rëndë, kur tre krijesat më të dashura të familjes ikin nga ky rruzull dhe bëhen engjëj.

Isha në Itali në Modena dhe nuk e besoja. Të nesërmen pas shumë përpjekjesh e morëm vesh lajmin dhe ikëm në Amerikë. Do të kujtojë atë pritjen madhështore që i bën artistët si Frederik Ndoci. Që bën gjithë atë përcjellje dhe ndihmuan për të dërguar trupat në Shqipëri. Nuk ka asnjë lloj konsipiracioni, ishte një tragjedi. Prandaj u vendos edhe ligji për monoksidi i karbonit. Shtëpia e Anitës nuk e kishte këtë prandaj ndodhi. Zoti Blumber, mbas tragjedisë Bitri vendosi menjëherë ligjin për monoksidin e karbonit. Të gjitha konspiracionet erdhën nga Vlora. Unë jam marr me këtë çështje tre vjet. Ishte injoranca që solli këtë tragjedi”.

Share With:
Translate »
247 Views