Dyshja e famshme po bëhen sërish prindër dhe e zbuluan nga klipi i ri
2022-shi ka nisur me lajme të bukura nga show bizz-i ndërkmbëtar. Shumë bebe erdhën bashkë me vitin e ri, dhe shumë të tjera pritet t’i bashkohen botës në muajt në vijim.
Lajmi i mirë më i fundit na vjen nga Michael Buble. Gruaja e tij, Luisana Lopilat, e njohur si Mia në serialin “Rebelët” është në pritje të fëmijës së tyre të katërt. Lajmin e zbuluan në mënyrën më të bukur përmes videoklipit të këngës së re “I’ll Never Not Love You”.
Në video, Bublé dhe gruaja e tij rikrijojnë disa nga skenat më romantike në historinë kinematografike, duke përfshirë sekuenca ikonike nga filma si “The Notebook”, “Love Actually” dhe “Titanic”. Në fund të videos, gruaja e tij zbulon barkun e rrumbullakosur.
Çifti tashmë janë prindër të djemve Noah, 8 vjeç, Elias 6 vjeç, dhe vajzës Vida, 3 vjeç.
Kujtojmë se dyshja kaloi një periudhë shumë të vështirë, pasi djali i tyrë i madh kaloi kancerin, por mesa duket në shtëpinë e tyre po rilind dielli. (lexo ketu)