‘Mia’ rrëfen për herë të parë momentin më të vështirë të jetës: Si e zbulova që djali kishte kancer

Ne të gjithë e njohim si “Mia” te telenovela “Rebelët”, ajo vajza e llastuar e babit, por sigurisht në jetën reale gjërat janë shumë ndryshe. Jeta e vuri përpara një sfide shumë të madhe. Djali i saj me këngëtarin Michael Bublé u diagnostikua me kancer. Për herë të parë, Lusiana Lopilato ka rrëfyer momentin më të vështirë të jetës, kur zbuloi se djali i vuante nga kanceri. Në një intervistë shumë emocionale për një televizion argjentinas, Lusiana ka rrëfyer se fillimisht mjekët i kishin thënë se vogëlushi kishte shyta. Duke parë se gjërat nuk po përmirësoheshin, tregon aktorja, u detyruan që ta nisnin djalin në Amerikë për t’iu nënshtruar testeve të mëtejshme ku ai u diagnostikua me kancer. Fatkeqësisht në ato momente pranë saj, nuk ka qenë Michael pasi kishte një intervistë shumë të rëndësishme në Angli, dhe “Mia” u nis në Amerikë pa qenë në dijeni ai. “Michael nuk ka qenë me mua në ato momente. Ai ishte në Angli për të dhënë një intervistë të rëndësishme, dhe nuk mund të më përgjigjej në telefon. Atë ditë e kuptuam që Noeu kishte diçka në bark dhe mjekët nuk e dinin se çfarë ishte. Më thanë se kishte tumor, dhe unë menjëherë u nisa për në SHBA”, tregon aktorja 30-vjeçare. Pasi zbuloi se djali i tij ishte i sëmuri, këngëtari Michael Bublé anuloi pjesën tjetër të turneut dhe u kthye në shtëpi për të qëndruar pranë familjes.  “Falenderoj Zotin që më e keqja tashmë ka përfunduar, por ky është një proces shumë i gjatë dhe i vazhdueshëm. Është shkatërruese për çdo prind që të marrë lajmin që fëmija e tij është i sëmurë”, u shpreh bukuroshja për televizionin argjentinas. Sot ai u është nënshtruar kurave ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. 

Share With:
Translate »
1159 Views