U bë baba për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë që Mc Kresha i ka vënë të birit
Reperi i njohur, MC Kresha, është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Erzina, kanë mirëpritur një djalë.
Çifti, të cilët prej vitesh janë zhvendosur në Kanada, foshnjën e kanë pagëzuar me emrin, Din. Emrin e veçantë e ka zbuluar babai i Erzinës përmes një postimi në Facebook.
“Sonte Zoti na bekoi me nipin Din”, ka shkruar ai në postim.
Çifti gjithashtu kanë edhe një vajzë dyvjeçare të quajtur Iza.
