Covid-19: 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 1875 testime, ndërsa 111 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Fatkeqësisht janë regjistruar 2 humbje jete. Ndërkohë 372 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i MSH:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 111 qytetarë, në këto bashki:

50 qytetarë në Tiranë, 7 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Delvinë, Vlorë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Durrës, Berat, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Elbasan, Rrogozhinë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Lezhë, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Skrapar, Poliçan.

Janë 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 64 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 80-89 vjeç.

Janë shëruar 372 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
150 Views