Habit Beniada: “Arditi fle akoma me biberon në gojë!”

Një nga temat e diskutuara në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka qenë edhe marrëdhënia e Ardit Çunit dhe Beniada Nishanit, të cilët duket se kishin shumë afrimitet në nisje të rrugëtimit të formatit.

Kjo gjë u stopua me daljen e Arditit nga shtëpia më e famshmë në Shqipëri, ndërkohë që ky i fundit ka folur shpesh për Beniadën në dalje të ndryshme televizive të tij.

Ndërkohë, ditën e sotme, Beniada ishte e ftuar në “E diell”, ku i është përgjigjur një sërë pyetjesh mbi dinamikat e “Big Brother VIP”. Një ndër to ishte edhe marrëdhënia me Arditin, ku u pyet lidhur me deklaratat e këngëtarit për të.

Modelja u shpreh se midis tyre nuk egziston asgjë dhe asnjëri nuk ka patur ndonjë pëlqim apo interes për tjetrin. Ajo shtoi se midis tyre ka vetëm miqësi, pasi Arditi është një shok shumë i mirë për të.

“Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjë herë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi.”- është përgjigjur Beniada.

Share With:
Translate »
192 Views