Frika mes jetës dhe vdekjes/ Historia e vajzës së vogël me kancer në Kharkiv: Po i mbarojnë ilaçet, kohën e kalon duke fjetur në banjë

Në një luftë të pamëshirshëme si ajo e Rusisë dhe Ukrainës shumë njërëz humbin jetën dhe mes tyre nuk kursehen as fëmijët.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale historinë e Polinës, vajzës 3-vjeçare që është bllokuar në Kharkiv.

Rama shkruan se e vogla e cila vuan nga kanceri dhe ilaçet e saj po mbarojnë, kalon pjesën më të madhe duke luajtur dhe fjetur në banjë.

Ai shkruan gjithashtu se bombardimet janë kudo dhe shumë të rënda për të arritur në stacion dhe për të dalë, dhe se nëna e vogëlushes është shumë e frikësuar.

Kjo absolutisht është një histori e dhimbshme mes mrjërave histori të tjera të dhimbshme lufte ku frika dhe rreziku për një ditë tjetër gjallë mbizotëron.

“Polina, 3 vjeç, është bllokuar në Kharkiv Ajo e kalon pjesën më të madhe të kohës duke luajtur dhe duke fjetur në banjë, ku nëna e saj shpreson se mund të jetë më e sigurt se Polina ka kancer dhe ilaçet e saj po i mbarojnë. Granatimet janë shumë të rënda për të arritur në stacion dhe për të dalë Nëna e saj është e frikësuar nga mendja.”, shkruan Rama.

Ndërkohë kujtojmë se Kharkiv është qyteti i dytë më i rëndësishëm pas kryeqytetit ukrainas, Kiev dhe në të njëjtën kohë më i sulmuari nga rusët. Deri më tani raportohen 21 të vrarë dhe 112 të plagosur./ Gazeta Shqip

Frika mes jetës dhe vdekjes/ Historia e vajzës së vogël me

Share With:
Translate »
221 Views