Ogerta Manastirliu surprizën më të bukur sot e mori nga nëna e saj

Ogerta Manastirliu, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, sot ka folur për jetën e saj private dhe familjen teksa ishte e ftuar tek emisioni “Rudina”.

Një surprizë e bukur për të ishte hyrja e mamasë në skenë. Zhuljeta Manastirliu, e cila mbahet mend si valltare e TOB (Teatrit të Operës dhe Baletit) e që ende vazhdon të mësojë breza të rinj se si të kërcejnë hyri me 2 trëndafila në duar, për t’i uruar 8 marsin të bijës dhe Rudinës.

Siç duket edhe nga shprehia e fytyrës, ministrja nuk e priste fare këtë surpriz nga nëna e saj.

Gjatë emisionit Manastirliu u emocionua edhe teksa u pyet për të atin e ndjerë, të cilin e humbi gjatë pandemisë. Megjithëse, siç tha u zu e papërgatitur shpirtërisht nga pyetja për babain, ajo tha që i mungon shumë dhe e kujton shpesh.

Share With:
Translate »
268 Views