Çfarë dhurate i bëre mamit për 8 Marsin? Arbana jep përgjigjen epike
Arbana Osmani është kthyer nga pushimet në Maldive ku ndodhej me partnerin e saj Eduartin dhe dy fëmijët Jonin dhe Diellin e tashmë ka gjetur pak kohë të lirë për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

Një nga pyetjet që i bënë fansat Arbanës ishte se çfarë dhurate i ka bërë mamit me rastin e 8 marsit dhe përgjigja e Arbanës ishte epike.

Moderatorja postoi një foto ku shfaqet me Jonin, mbesën e saj, nënën e cila mban në krah Diellin dhe shkruan: “Një beb tjetër.”


