Ndërron jetë në një qendër rehabilitimi djali 27-vjeçare i Cindy Crawford

Presley Gerber, djali i supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Lajmi u konfirmua të dielën, më 20 shtator, ndërsa të dhënat e Los Angeles County Medical Examiner bëjnë me dije se Presley vdiq në një qendër rehabilitimi. Sipas raportimeve, autopsia ende nuk ka përfunduar dhe shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Familja Crawford-Gerber ka kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë. “Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe shumë të vështirë dhe të dhimbshme”, thuhet në deklaratën e familjes.

Presley kishte folur publikisht gjatë muajve të fundit për betejat e tij me shëndetin mendor dhe varësinë. Në një video të publikuar në dhjetor 2025, ai kishte treguar hapur për trajtimin që ndiqte dhe medikamentet që përdorte, duke folur edhe për vështirësitë që kishte kaluar.

Vetëm një muaj më parë, motra e tij, modelja dhe aktorja Kaia Gerber, kishte folur për betejën e Presley me varësinë, duke treguar se situata kishte ndikuar te e gjithë familja.

Presley Gerber ishte djali i madh i Cindy Crawford dhe Rande Gerber. Çifti ka edhe vajzën Kaia, 25 vjeç.

Share With:
Translate »
12 Views