Pyetja e sikletshme që djali 6 vjeç i bëri Michael Buble-së kur mësoi lajmin e shtatzënisë së Luisana-s

Djali i Michael Buble, Elias pati një reagim gazmor sot kur e lexon, por të sikletshëm për prindërit e tij, kur i dhanë lajmin se bebi numër 4 po vjen.

Historinë e tregoi Michael Buble në një intervistë kur tha: “Ne i treguam fëmijëve për lajmin Ditën e Krishtlindjeve. U thamë atyre: Mamaja ka një bebe në bark. Do keni një motër ose vëlla. Djali im 6 vjeç, Eli, u shqetësua. E pyetëm se çfarë nuk shkonte dhe na u përgjigj: Pse nuk na ftove të shikonim kur ratë në dashuri dhe bëtë fëmijën?”

Buble shton se me të vërtetë nuk diti si të përgjigjej.

“Sepse padyshim, ata nuk e kanë idenë se si ndodh fizikisht. Është vërtet e lezetshme. Është thjesht kaq e ëmbël. Ata thjesht e dinë që nënat dhe baballarët bien në dashuri dhe bëjnë fëmijën, kështu që ai thjesht dëshiron të jetë i ftuar”, tha Buble.

Ata tashmë janë prindër të djemve Noah, 8, Elias, 6, dhe vajzës Vida, 3.Pyetja e sikletshme që djali 6 vjeç i bëri Michael

Share With:
Translate »
184 Views