Tashmë do të ketë edhe kontraceptivë për meshkuj
Pilula e parë e kontrollit të lindjes për meshkuj , e cila ka treguar rezultate të rëndësishme në provat laboratorike, mund të fillojë testimin tek njerëzit përpara fundit të vitit.
Kontraceptivi, i cili u krijua nga studiuesit në Universitetin e Minesotës, ka qenë 99% efektiv në parandalimin e shtatzënisë tek minjtë, pa efekte anësore të dukshme. Ndryshe nga hormonet, kjo pilulë synon ndërveprimet me vitaminën A, e cila është një komponent kyç në fertilitet.
(Pilulat hormonale mbartin potencialin e shtimit të peshës dhe ndryshimeve në libido dhe mund të ulin nivelet e kolesterolit të mirë, duke shkaktuar probleme të mundshme të zemrës.)
Ekipi hulumtues vuri në dukje se minjtë të cilëve iu dha përbërësi, i quajtur GPHR-529, për katër javë treguan një rënie të konsiderueshme të spermës, duke i bërë ata sterile. Kur trajtimet u ndërprenë, minjtë u kthyen në nivelet normale