“Ajo ankohet kur unë vishem me të zeza”/ Ja cila është këshilluesja më e mirë për zgjedhjet e veshjeve të Kim Kardashian
North West, vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West është një nga “këshillueset” më të rëndësishme në veshjet që mami Kim zgjedh për tu paraqitur në evente të ndryshme apo në përditshmëri.

Ylli i “KUWTK” ka zbuluar së fundmi se vajza e saj ankohet shpesh për të kur veshjet nuk janë të duhura ose kanë shumë nuancën e së zezës.
“North ka shumë opinione kur bëhet fjalë për atë që unë kam veshur. Ajo gjithmonë do të ankohet kur unë vesh shumë të zeza”, tha Kardashian, gjatë konferencës së “Vogue’s Forces of Fashion”.

“Unë u shfaqa në shkollën e saj në ditën e Shën Valentinit e veshur me ngjyrë rozë nga koka te këmbët dhe ajo u emocionua aq shumë sa vrapoi dhe më përqafoi”,-tha ndër të tjera ajo.

Ndër të tjea, Kim ka treguar se shijet e North janë kaq dalluese nga pjesa tjetër e fëmijëve pasi ndonjeherë ajo i kërkon asaj që ta dërgojë në shkollë veçmas nga pjesa tjetër e motrave dhe vëllezërve pasi i pëlqen të krijojë atmosferë, “do muzikën e saj dhe hapësirë”.
