Vajza e Will Smith reagon për herë të parë pas skandalit të të atit në “Oscars”

Vëmendja e gjithë botës është tek gjesti i Will Smith në “Oscars 2022”, ku ai goditi mikun e tij Chris Rock për shkak të një batute të papërshtatshme për flokët e gruas së tij.

Jada Pinkett vuan nga alopecia, një sëmundje që shkakton rënien e flokëve dhe qimeve të trupit. Ndaj, një batutë e tepruar me modelin e flokëve të Jada-s e bëri Will-in të ngrihet nga vendi dhe ti japë Chris Rock-ut një shpullë të mirë.

Ky moment po komentohet prej ditësh në rrjet, ndërsa publiku është ndarë në dy pjesë; ata që e mbështesin aktorin për gjestin dhe pjesa tjetër që e “dënon”.

Për herë të parë pas ngjarjes ka reaguar edhe vajza e çiftit, Willow Smith.

Në një postim në InstaStory, ajo ka shpërndarë një shprehje e cila shkruan:

 “E dini se kush po kalon momente të vështira tani? Të gjithë. Thjesht tregohuni të sjellshëm.”

Vajza e Will Smith, Willow, thyhen heshtjen pas përplasjes në Oscars

Duket se me këtë postim, ajo ka dashur t’i dalë në mbrojtje të atit.

Rikujtojmë se Will i kërkoi falje Rock -ut përmes Instagram-it të hënën, duke thënë:

“Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht.

Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”

Share With:
Translate »
189 Views