Bruno, babai që vdiq duke mbrojtur të birin në Bracelonë

Një baba i dy fëmijëve vdiq duke mbrojtur të birin, nga furgoni i përdorur për sulmin terrorist në Barcelonë – duke u vendosur para tij për të marrë forcën e plotë të goditjes.

Italiani Bruno Gulotta, 35 vjeç, ishte i pari person që u identifikua si i vdekur në sulmin e djeshëm – pasi ishte shtypur për vdekje në trotuar. Ai ndodhej për pushime me familjen dhe po shëtiste në Las Ramblas me bashkëshorten, Martina dhe dy fëmijët e tyre, kur papritur vuri re furgonin që po vinte me shpejtësi drejt tyre në trotuar. Martina, 28 vjeç, kishte vajzën e tyre 7 vjeçe mbështjellë në krahë dhe ndodhej disa metra larg të shoqit.

Bruno mbante përdore të birin, Alessandro – dhe kur ata panë furgonin që po vinte, të dy “u mblodhën instiktivisht si për t’u mbrojtur”. Bruno mori krejt forcën e goditjes kur u shtyp. Ndërkohë, disa media raportojnë se Martina mund t’ia ketë dalë të tërheqë fëmijën tjetër – ndonëse është ende jo krejt e qartë se çfarë ndodhi ekzaktësisht. E sigurtë është se fëmijët dhe nëna e tyre panë Brunon të ndërrojë jetë në vend në trotuar. /Opinion.al

Share With:
Translate »
1353 Views