Kjo është kënaqësia më e madhe e një mamaje pas një dite në punë
Kënaqësia më e madhe e një mami që është shumicën e kohës në punë, mbetet koha e kaluar me fëmijën me të cilin shplodhesh pas një dite të ngarkuar.
Me një postim në Instagram Bieta Sulo na ka treguar kënaqësitë e kthimit në shtëpi ku ka parë menjëherë detyrat e Kroit.
“Detyrat e klasës, kënaqësia e shtëpisë”, ka shkruar Sulo krah fotos ku duket se Kroi ka krijuar një pemë duke e vizatuar dhe me kokoshka të vendosura në vend të gjetheve.
Kjo duhet të jetë koha më relaksuese jo vetëm për Bietën, por çdo nëne pasi kthehet në shtëpi tek i vogli i saj. Sulo ka treguar në disa intervista se për shkak të kohës së gjatë në punë, i ndodh të jetë larg Kroit shumë herë, por fundjavat janë momenti kur gjithçka rikuperohet./revistawho.com