E RËNDË/ Vjehrri vret nusen e djalit në Fier, më pas var veten në pemë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotem në Roskovec.

Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar i policisë se një shtetas 61-vjeçar, i identifikuar me incialet Xh. H. ka vrarë nusen e djalit të tij dhe më pas është vetëvarur në pemë pas banesës ku jetonte.

Sipas policisë e reja i përket moshës 30-vjeçare dhe është identifikuar me inicialet M.H.

Bëhet me dije se për këtë ngjarej të rëndë grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Share With:
Translate »
155 Views