Gruaja e Xhevairit duke pastruar gjakun në shtëpi: Merushja e acaronte gjithmonë, djali u nda prej asaj
Qerime Hoxha është bashkëshortja e Xhevair Hoxhës, i cili ditën e sotme vrau të fejuarën e djalit dhe më pas veten e tij. Hoxha ka deklaruar se nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja e rëndë por pranon se bashkëshorti i saj i kishte deklaruar asaj por edhe banorëve të fshatit se do ta vriste Merushen, gruan me të cilën bashkëjetonte djali i tyre. Sipas saj Merushe Hazizi e acaronte bashkëshortin e saj 61-vjeçar duke i thënë se nuk kishte shtëpi e duhej të largohej. Teksa pastronte gjakun i cili ka mbuluar çdo cep të shtëpisë, Qerime Hoxha u shpreh se Merushe Hazizi ishte shkaku që djali i tyre u nda nga nusja e parë pasi ai e tradhtonte.