Shqiptarja e parë homoseksuale shtatzënë: Unë dhe e dashura amerikane po presim dy binjakë!
Homoseksualiteti është të ndihesh i tërhequr emocionalisht dhe seksualisht ndaj personave të të njëjtës gjini. Si gratë edhe burrat mund të ndihen homoseksualë. Burra, të cilët ndihen të tërhequr nga burra të tjerë emërtohen homoseksualë ose “gay”, gra, të cilat ndihen të tërhequra nga gra të tjera emërtohen si homoseksuale ose lesbike.

Edhe në Shqipëri ekziston ky fenomen dhe rasti konkret është shqiptarja Rremida Shkoza e cila ndjen për një femër amerikane. Rremida ka qenë e ftuar në një emision televiziv, ndërsa ka ndarë me publikun lajmin e ëmbël.

Ajo bëri publike faktin se është në pritje të ëmbël dhe se së shpejti bashkë me partneren e saj amerikane do të bëhen prindër. Ajo dhe e dashura e saj amerikane do të bëhen nëna të dy binjakëve. Rremida tregoi se gjithnjë e kishte ëndërruar që të mbante një shtatzëni, ndaj zgjedhja se cila prej tyre do të mbante bebet nuk ishte e vështirë.

Rremida:
Për mua thirrja ka qenë më e fortë, ndaj për ne ka qenë një vendim shumë i lehtë. S’ ka pasur ndonjë problem, s’ka pasur nevojë të diskutohej gjatë.

Rremida rrëfeu emocionet e shtatzënisë, ndërsa tha se janë kujdesur për çdo detaj, që nga emrat e deri tek dhoma e binjakëve që pritet të vijnë në jetë.
