“Ai ishte shkaku që u ndamë”, ish-burri i 30-vjeçares që u vra nga vjehrri: Vonë e kuptova se më tradhtonte, Fatjoni më kërcënonte

Një rrëfim ekskluziv vjen për herë të parë në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të moderatores Evis Ahmeti, nga ish-bashkëshorti i Merushe Hazizit. Në një lidhje skype, Anueli, ish-burri i 30-vjeçares, tha se shkak i ndarjes së tyre ishte bërë Fajton Hoxha, djali i vrasësit të Merushes.

Ai tha se kishte marrë kërcënime nga ana e Fajtonit, ndërsa shtoi se fëmijët nuk i kishte parë prej 4 vitesh.

Përtej dhimbjes, Esmeralda u tregua e sinqertë. Cili ka qenë shkaku i ndarjes suaj?
Shkaktar ka qenë Fatjoni. Kemi katër vjet të divorcuar.

E mbani mend momentin kur kërkoi divorcin? E dije që, kishte lidhje me Fatjonin?

E kuptova më vonë, Ajo nuk e pranonte lidhjen. dijeni mora nga Merushja.


Keni pasur përballje me Fatjonin?
Po. Jemi ballafaquar në Fier. Me futi në makinë me zor. Merr ish-kunata dhe na tha që ‘po vinte policia e këto ikën më tej’. Unë nuk bëra asnjë denoncim. Ai më kërcënonte edhe pse rija në Greqi. nga telefoni. Nuk e di se përse më kërcënonte. nuk e ka denoncuar.

 

 

Kur ka ikur Merushaj nga shtëpia juaj ka marrë dy djem dhe ka qenë shtatzënë. Pse nuk je interesuar për djemtë?
Më kanë kërcënuar dhe jam larguar nga Shqipëria.

Si e mësuat lajmin e vdekjes?
Nga mediat.

Share With:
Translate »
186 Views