Psikologia: Ja disa nga format më të rënda të dhunës mbi fëmijët
Të shumta janë rastet që kemi dëgjuar për fëmijë të cilët janë dhunuar në mënyra të ndryshme brenda ambienteve të shkollave dhe kopshteve ku edukohen e marrin dije. Nëse ju referohemi dhe statistikave të bëra nga UNICEF ky fenomen sa vjen edhe rritet. E ftuar në emisionin e pasdites “Jeto me Orën” ishte psikologia Jonida Haxhiaj e cila na tregoi se një rol të madh në edukimin e fëmijëve janë vetë prindërit. Ku flasim për dhunë kuptojmë një sërë sjelljes ku me e rënda ndër to është dhuna fizike.
Por nga një tjetër këndvështrim edhe dhuna psikologjike është po aq shqetësuese. Shumica e prindërve dhe mësuesve nuk e kuptojnë sesi ndikon dhuna e ushtruar mbi këta fëmijë është vërtet shqetësuese. Sipas psikologes Jonida Haxhiaj, fëmijët ndeshen çdo ditë me raste dhune si në ambiente arsimore ashtu edhe në ambientet e shtëpisë. Dhuna psikologjike mbetet një nga format më të rënda mbi fëmijët pasi nga kërcënimet që mund ti bëhen fëmijës ka shumë shanse që ti vuajë pasojat e saj duke ndikuar në mënyrë direkte në shëndetin e tyre mendor.
Jonida shprehet se “Një fëmijë që dhunohet sistematikisht në familje, ky fëmijë me kalimin e kohës fillon dhe mendon se është diçka normale”.
Fëmija duhet të ketë një marrëdhënie të mirë me prindërit në të cilin të ndihet i sigurt. Disa nga problemet që i shkaktohet fëmijëve të dhunuar janë ato të refuzimit të frekuentimit të shkollës, mosbesimi që kanë ata për veten e tyre etj. Për fat të keq ende në ditët e sotme dhuna përdoret si një masë disiplinore nga prindërit për fëmijët e tyre. Çdo situatë dhunë konsiderohet si një traumë psikologjikë që shoqërohet me një sërë pasojash në shëndetin mendor të fëmijëve.
Ka pasur situata të dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike që për shkak të reagimit të prindërve, mësuesve dhe bashkëmoshatarëve të tyre ato e fshehin. Në këtë situatë eksperienca ka treguar se prindërit mund ti kuptojnë situatat e tilla ku fëmijët pësojnë ndryshime për shkak të asaj që mund të ketë ndodhur me famijët e tyre. Të shumta kanë qenë edhe rastet e fëmijëve të cilët nuk kanë gjetur mbështetje dhe kanë zgjedhur të vetëvriten.