E RËNDË/ E pa duke i dhunuar nënën, 18-vjeçari godet 10 herë me thikë njerkun
Një 18-vjeçar ka masakruar me thikë njerkun, pasi pa se po i dhunonte nënën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik, Greqi, ku 18-vjeçari, mësohet se ka goditur 10 herë me thikë njerkun.
Menjëherë 36-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën.
Sipas mediave vendase bëhet me dije se policia gjatë mbrëmjes së djeshme, mori një telefonatë për një incident që kishte ndodhur në një familje në zonën e Pyaias,
Sapo patrulla iu afrua vendit ku ishte sinjalizuar, panë 18-vjeçarin që lëvizte në mënyrë të dyshimtë. Kur efektivët i kërkuan të ndalonte, ai është larguar me vrap, por pa mundur të shpëtojë.
Më pas ka qenë vetëm djali që ka pranuar se ka goditur me thikë njerkun pasi e kishte parë duke dhunuar të ëmën. Policia ka vënë në pranga 18-vjeçarin i cili pritet që në ditët në vijim të dalë para trupës gjykuese.