“E kishte masakruar me sfurk”, Fatjon Hoxha: Babai e kishte shqyer Merushen, nëna bënte sehir

Fatjon Hoxha, i cili para pak ditësh humbi të fejuarën dhe babain e tij pasi ky i fundit e masakroi atë dhe më pas vrau veten ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. Gjatë një emisioni televiziv, Hoxha ka treguar se ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë ishte nisur për punë si çdo ditë tjetër, por teksa ishte duke punuar xhaxhai i tij e kishte telefonuar duke i thënë se Merushja ishte duke bërtitur. Por kur ai kishte shkuar në shtëpi ishte shumë vonë pasi të fejuarën me të cilën bashkëjetonte prej 4 vitesh e gjeti pa shenja jete dhe e masakruar, ndërsa të atin, e pa duke vrapuar për në vendin që më pas u gjend i varur.

U ngritëm në mëngjes, babai po ziente rakinë mbrapa shtëpisë. Nga ora 9 e 30, shkova për të ndezur pompën. Iki fik pompën më pas, ndërsa babain e shoh duke ikur me dele. Merushja po bënte bukë për të ngrënë, më dha për të ngrënë dhe më tha të ikja në punë. Isha 5 metra larg lagjes, ndërsa babi i dërgon delet prapa shtëpisë. Unë nisem për në punë, ndërsa Merushja më tha se kur do të ikja. Unë nisa të punoja me zetor, më merr në telefon xhaxhai duke thënë po bërtet nusja në shtëpi. Unë erdha me vrap, erdha aty, duke shkuar për në shtëpi, po shihja babain për të ikur me vrap. I bieja Merushes nuk e hapte. Kur hyra në shtëpi pastaj… E ka masakruar me sfurk. Merushja ka qenë në dhomë, ai e kishte shqyer. Merushja s’kishte shenja jete. Nuk renda pas babait, s’ka shans. Nëna rrinte vërdallë, nuk bënte asgjë.

Share With:
Translate »
202 Views