Momentin më të rëndësishëm të Einxhel në “BBV”, prindërit e saj e kanë varur në murin e shtëpisë!

Si një nga ish-konkurrentet më të forta e më të përfolura të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira është komentuar shumë për natyrën e saj të ftohtë, për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz e shumë e shumë situata të tjera. Ndërkaq, një nga momentet më emocionues të Einxhel në “BBV” ka qenë ai kur për disa momente në mbrëmjen e Krishtlindjeve u shfaq në studion e spektaklit për ta drejtuar atë. Einxhel e superoi atë moment mes shumë emocionesh dhe arriti të shkëlqejë nën drejtimin e papritur dhe të papërgatitur.

Ky moment ka qenë ndër më të dashurit edhe për prindërit e Einxhel, të cilët këtë moment e kanë ruajtur përmes një fotoje dhe kornize në mur. Nëpërmjet një postimi në Instastory, bukuroshja ka shkruar:

Ndërkohë prindërit e mi në shtëpi, foton e presidentit në mur.

 

Share With:
Translate »
162 Views