Horror/ Shihni momentin kur gjyshja dhe mbesa 7-vjeçare merren para nga kuajt në festën spanjolle

Një ngjarje horror ka ndodhur në Spanjë, teksa një grua mbeti e lënduar rëndë pasi doli para dy kuajve me mbesën e saj shtatëvjeçare gjatë një gare të famshme spanjolle.

Referuar mediave të huaja, Felisa Castano, 69-vjeçe, kishte përfunduar e lënduar rëndë në spitalit sot pasi u rrëzua teksa po përpiqej të kalonte rrugën në Arroyo de la Luz, në Spanjën perëndimore.

Nga ana tjetër mbesa e saj është nën vëzhgim në një spital tjetër, por thuhet se po përmirësohet

Mësohet se incidentit ka ndodhur rreth orës 15:00 të së hënës së Pashkëve.

Këë vit më shumë se 150 kalorës dhe kuaj vrapuan nëpër rrugë, të brohoritur nga vendasit dhe turistët për herë të parë që kur pandemia e coronavirusit detyroi një pushim dy-vjeçar të garës.

Dhe pamjet e publikuara tregojnë momentin tronditës, kur Felisa u godit teksa kalonte përballë kuajve që po afroheshin, ndërsa mbante dorën e mbesës së saj.

 

 

Share With:
Translate »
209 Views