Putin nuk lejon të bijën të udhëtojë jashtë vendit, ka frikë se nuk kthehet më në Rusi
Vladimir Putin dyshohet se e ka ngujuar vajzën e tij dhe e ka penguar të udhëtojë jashtë vendit për ditëlindjen e saj, mes frikës se ajo nuk do të kthehej më në Rusi.
Shkencëtarja Dr Maria Vorontsova donte të udhëtonte në një vend ‘miqësor’ për një pushim tropikal në plazh për të festuar ditëlindjen e saj të 37-të javën e ardhshme, sipas një raporti në Moskë.

Ajo planifikoi një arratisje romantike me Yevgeny Nagorny, partneri i saj që nga divorci me djalin e një koloneli holandez të NATO-s.
“Putini u përgjigj me një refuzim kategorik”, thuhet në raportin e gazetës ruse.
Vajza e madhe e presidentit nuk kishte në plan të kthehej në Rusi, raporton Daily Mail.

Raporti nuk thoshte nëse arsyeja për planin e saj të supozuar për t’u arratisur ishte lufta e përgjakshme e babait të saj në Ukrainë.
Maria është një studiuese kryesore në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Endokrinologjinë e Ministrisë së Shëndetësisë të Rusisë.