Flet çifti i Big Brother për shtatzaninë e aluduar

Lajmi se Fotinia e Big Brother 9 ështe shtatzënë në pritje të një fëmije u përhap me shpejtësi këto ditë në portale. Por çifti ka reaguar sot rreth këtij lajmi.

Fotinia shkruan në Instagram, se me gjithë dëshirën e madhe për të pasur një fëmijë, ende nuk ka ardhur ai moment që të mbajnë në duar një Danjel, apo Fotini të vogël.

Ajo ka falenderuar të gjithë personat që e kanë uruar, dhe ka shkruar se kur ajo të jetë shtatzënë me të vërtetë do e ndajë me shumë kënaqësi lajmin me të gjithë.

“Me gjithë deshirën e madhe dhe ndjenjat tona të pafundme për njëri – tjetrin ne nuk kemi kënaqësinë të kemi një Lafoda të vogël akoma. Ju falenderojmë pa fund për urimet tuaja dhe do jetë kënaqesia jonë më e madhe kur të vij koha ta ndajme një dhuratë të tille nga Zoti me ju, miqtë tanë më të mirë. Ju duam”,-shkruan Fotinia.

Share With:
Translate »
953 Views