Kuptoni personalitetin e fëmijës nëpërmjet tetë tipareve

Gjatë fundit të muajit të 12, fëmija juaj do filloj të shfaqë ato që quhen shenjat e para të karakterit të tij dhe në përputhje me personalitetin që ka duhet që edhe ju të përshtasni disa rregulla dhe tu tregoni atyre mënyrat tuaja të veprimit në lidhje përherë me edukimin e tyre.

Nëse mësoni disa nga karakteristikat që përcaktojnë peronalitetin e fëmijës do ta keni më të lehtë të menaxhoni sjelljen e tij

• Niveli i aktivitetit. Nëse fëmija është shumë aktiv duhet ta mbani të zënë me aktivitete që e ndihmojnë të nxjerrë energjitë dhe më pas ai do të ndihet më i qetë.
• Plotësoni të gjitha nevojat e fëmijës në lidhje gjumin, ushqyerjen, pa filluar të acarohet sepse në të kundërt ai do të irritohet më tepër.
• Përshtatshmëria. Ka fëmijë që nuk i tolerojnë mirë ndryshimet, prandaj mundohuni që gjatë ditës të mos e ndryshoni shpesh rutinën e tij.
• Mos e detyroni fëmijën të pranojë personat e rinj. Para se ta çoni diku apo para se ta bëni të takojë dikë që nuk e sheh shpesh, duhet t’i tregoni se çfarë do të ndodhë në mënyrë që ai të mos irritohet kur ta shikojë.
• Mënyra si fëmija shpreh emocionet është shumë e rëndësishme. Në këtë rast duhet të përpiqeni të kuptoni kur duhet të veproni për të qetësuar të qarën e tij dhe kur bëhet fjalë për një tekë. Ndërkaq mund ta ndihmoni duke i folur për të gjetur mënyrën më të mirë të shprehjes së emocioneve.
• Kujdes dhe përqëndrim. Nëse fëmija nuk është tepër i përqëndruar ka nevojë të ndiqet me kujdes gjatë lojës në mënyrë që të inkurajoni tëketë durim dhe vëmendje. Nuk duhet t’i ofroni shumë lojra në të njëjtën kohë. Nëse aftësia e tij për t’u përqëndruar do të jetë më e madhe ai do të jetë më i pavarur. Stimujt që i jepni fëmijës që ka vështiësi në përqëndrim duhet të jenë në nivele më të ulta.
• Fëmija mund të jetë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve sensoriale (aromave, temperaturave, dritave etj). Kjo tregon se në moshë madhore do të jenë tepër të vëmendshëm ndaj detajeve. Ndërsa janë të vegjël nuk duhet ta ekspozoni ndaj ndryshimeve të mëdha.
• Tipologjia e humorit. Disa fëmijë mund të jenë të qeshur por duhet të kuptoni nëse ai po fshesh pas një të qeshure në ndonjë moment edhe ndonjë shenjë trishtimi, pasi ata nuk e shprehin me lehtësi kur ndihen keq. Nëse fëmija juaj ka në përgjithësi humor të keq (nëse nuk shkaktohet nga një ambient jo i kendshëm) duhet ta pranoni pa u munduar ta ndryshoni.
Fëmija duhet të dijë në çdo moment se ju e doni dhe e respektoni.

Share With:
Translate »
841 Views