Barbara Palvin feston ditëlindjen e parë si nënë, modelja publikon foto të ëmbla duke përqafuar vajzën e saj

Modelja e njohur Barbara Palvin ka festuar 33-vjetorin e lindjes në një mënyrë të veçantë, duke ndarë me ndjekësit fotografi të ëmbla me vajzën e saj, Sylvie.

barbara palvin

Palvin, e cila festoi ditëlindjen më 8 tetor, publikoi fotot në Instagram të nesërmen, duke pozuar në një peizazh të gjelbëruar me të bijën në krahë.

“Ardhja në moshë madhore në Tokën e Mesme”, shkroi modelja në mbishkrimin e fotografive.

Në njërën prej tyre, ajo shihet duke vështruar me dashuri vogëlushen Sylvie, emrin e së cilës bashkëshorti i saj, aktori Dylan Sprouse, e kishte zbuluar më herët gjatë një episodi të podkastit “Wildmen”.

Capture

Çifti njoftoi më 28 shtator se ishte bërë prindër i një vajze. Në postimin e përbashkët në Instagram, ata lanë të kuptohej se vogëlushja kishte ardhur në jetë rreth tri javë më parë.

“Këtë vit e morëm Ditën e Punës fjalë për fjalë”, shkruan ata, duke iu referuar festës së Ditës së Punës në SHBA, e cila këtë vit u shënua më 7 shtator.

Për Barbara Palvin, ky 33-vjetor shënon një kapitull të ri në jetën e saj, tashmë në rolin e nënës, të cilin modelja duket se po e shijon mes momenteve të veçanta me të bijën.

bfgr

Share With:
Translate »
1 Views