Humbja e të birit/ Mesazhi rrëqethës i Georgina-s në ditën e nënave: Unë nuk munda…

Më 1 maj në Portugali festohet dita e nënave, dhe për këtë një mesazh në story në Instagram e ka shkruar edhe partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez.

Vetëm pak më shumë se një javë, ajo pësoi një humbje të madhe. Një prej binjakëve që priste nuk ia doli të jetonte.

Kështu në këtë ditë të shënuar për nënat në Portugali, Georgina ka përmendur në një farë mënyrë edhe humbjen e të birit të porsalindur, teksa prej binjakëve, vetëm vajza ia doli të mbijetojë.

“Për ato që janë, për ato që kanë qenë, për ato që donin të ishin dhe unë nuk munda, për ata që përpiqen, për ato që sillen. Pa qenë e tillë si e tillë, e atyre që kanë instinkt, e atyre që vendosin të mos jenë… Të gjithë neve, krijueseve të jetës … Gëzuar ditën e nënave” – shkruajti ajo.

Humbja e të birit/ Mesazhi rrëqethës i Georgina-s në

 

Share With:
Translate »
235 Views