Njihuni me rolin e hormonit hCG dhe rëndësinë e tij gjatë shtatzënisë

Gonadotropina korionike e njeriut, e njohur zakonisht si hCG, është një hormon që gjendet në gjakun dhe urinën e grave gjatë gjithë shtatzënisë.

HCG zbulohet menjëherë pas implantimit të embrionit në mitër (afërsisht tre javë në një cikël menstrual katër-javor) shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Në formimin e embrionit, ai fillon të prodhojë hCG, i cili lehtëson prodhimin e hormoneve tjera të rëndësishme të shtatzënisë si progesterone dhe estrogjeni.

Në shtatzëninë e hershme, nivelet e zbulueshme të hCG duhet të dyfishohen afërsisht çdo dy ditë.

Hormoni bëhet i zbulueshëm përmes urinës rreth kohës së ditës së parë të mungesës së menstruacioneve.

Nivelet e HCG janë udhëzues për të paralajmëruar mjekët për ndërlikimet e mundshme të shtatzënisë, duke përfshirë abortin.

Në rast se nivelet e hCG bien gjatë periudhës dy deri në tre ditë në tremujorin e parë shpesh kjo sinjalizon një abort të afërt.

Ndërkohë që, ulja e niveleve të hCG në tremujorin e dytë dhe të tretë, ndoshta nuk është shkak për shqetësim.

Share With:
Translate »
175 Views