Vlorë/ Babai futet në shtëpi, gjen të vdekur vajzën e tij
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Vlorë. Mësohet se një baba është përballur me një skenë të rëndë. Ai është futur në shtëpinë e vajzës së tij në fshatin Selenicë, teksa ka gjetur pa shenja jete të vetëvarur, të bijën e tij, shtetasen A. H., 47 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 06:20, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të tragjedisë.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2022, rreth orës 06:20, në fshatin Selenicë, brenda në banesë, është gjetur nga babai i saj, e vetëvarur shtetasja A. H., 47 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.