“Të kesh gjithë botën me vete”/ Dojna Mema poston fotot e ëmbla me barkun e rrumbullakosur në pushime
Moderatorja Dojna Mema është tashmë është në muajin e 6 të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër të një djali.
Që pasi ndau me ndjekësit lajmin e bukur moderatorja nuk ka ngurruar të tregojë detaje në rrjetet sociale për pritjen e ëmbël. E teksa duket se muajt e saj të shtataznisë Dojna është duke e shijuar në maksimuk së bashku me Vlashentin duke bërë udhëtime në vende të ndryshme ajo nuk nguron aspak ta fshehë në pozat e saj barkun e rrumbullakosur.
Dojna ka postuar foto të ëmbla teksa shihet duke ecur buzë detit. E veshur me një fustan të gjatë dhe të derdhur, ngjyrë pink të lehtë dhe me një nur që e ka zbukuruar akoma dhe më shumë ajo shkroi krahas fotove:
“Lumturi është të kesh gjiithë botën brenda vetes kudo që shkon #27weeks”.
Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata kurorëzuan pak kohë më parë dashurinë e tyre me martesë në një celebrim tepër privat.
Dojna dha lajmin se është martuar me Vlashentin pasi ndau disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga vendi ku kanë bërë celebrimin, duke treguar se kanë organizuar diçka shumë të thjeshtë dhe private, ndryshe nga dasmat madhështore që jemi mësuar t’i shikojmë çiftet e showbizit shqiptar.