Nëna dhe dy vajzat humbën jetën pasi i zuri korrenti, fqinja: Kanë mbetur vetëm dy djemtë e mitur

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në Fushë-Arrëz, ku një nënë bashkë me dy vajzat e saj humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Shkak u bë kontakti me rrymën elektrike të një prej vajzave që ishte duke bërë dush. Në këtë moment nëna dhe vajza tjetër shkuan për ta ndihmuar, por dhe ato humbën jetën si pasojë e kontaktit me rrymën.

Një nga fqinjët e familjes thotë për mediat se:

Kanë qenë njerëz të mirë, familje e mirë. Gruaja punonte. Kanë qenë të varfër, të lodhur kanë qenë. Shtëpi, si shtëpitë e fshatit, aty i kanë. Kanë ardhur këtu tek pallatet e shtetit. Ka lënë dy djem dhe burrin. Djemtë janë të vegjël. Boll njerëz të urtë. Familje me halle, por të mrekullueshëm. Duke jetuar me gjak të zemrës. Kanë dhe dy djem.

Share With:
Translate »
125 Views