“Merr leckat dhe ik!”, gjyshja “përplas” keq nënë e bijë

Kristina ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Esmeraldën. Shkak i përplasjes së tyre në rubrikën e “E diela shqiptare” në Tv Klan është bërë gjyshja, mamaja e Esmeraldës, e cila mbahet nga Kristina. Gjyshja është e sëmurë, e paralizuar dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm, që Kristina nuk mundet t’ia plotësojë sepse i duhet të punojë për veten dhe djalin 5 vjeç. Esmeralda jeton në Francë dhe nuk është pranë saj, ndërsa vëllai e motrat e saj nuk kujdesen për nënën e tyre.

Kristina: O ma qëndron këtu, ku do dalim ne, ç’do bëjmë ne, si do t’ia dalim? Sepse ti nesër pret biletën, ikën. Unë çfarë do bëj pastaj?

Esmeralda: Ti çfarë mendon, se unë do lë nënën time jashtë? Merr leckat e tua dhe ik! Dili për zot jetës sate! Nënën time nuk e lë jashtë!

Kristina: Kaq e kollajtë është? Ku të mbytem me një fëmijë? Ti ke detyrime ndaj meje se unë jam fëmija yt!

Esmeralda: Kam ndaj teje, kam dhe nënën time.

Kristina: Mama, nuk të ka bërë vetëm ty nëna jote, po ta them edhe njëherë. Sa ç’ke bërë ti, gjysmën tënde të bëjnë të tjerët.

Esmeralda: Qepe! Mbylle gojën!! Mos të vij aty të të kap për flokësh!

Kristina: Do flas!

Esmeralda: Pusho! Mbylle gojën! Je fëmija im dhe mbylle gojën! Pusho! Qepe!

Kristina: Fare!

Esmeralda: Si mund ta lë unë nënën time kështu?

Kristina: Kush të kërkon? Pse nuk i kërkon atyre përgjegjësi ti? Pse nuk i merr motrat e tua t’i mbledhësh këtu? Pse nuk merr vëllain tënd ti?

Esmeralda: Sepse nuk duan t’ia dinë ata, por unë nuk e lë dot nënën time.

Share With:
Translate »
118 Views